Detaji që po tërbon rrjetin, çfarë po ndodh mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt?

373

Emri i moderatores Bora Zemani ka qenë ndër më të lakuarit muajt e fundit në showbizin shqiptar, për romancën e saj me aktorin e humorit Donald Veshaj. U duk sikur historia e tyre u mbyll përfundimisht pasi ky i fundit e tradhtoi moderatoren me Beatrix Ramosajn, por detajet e fundit në rrjetet e tyre sociale lënë vend për dyshim.

Vetëm 24 orë më parë Donald Veshaj, trazoi rrjetin me postimin e tij në Instagram kur paraljmëroi se do të sjellë një projekt muzikor. Por teksti i këngës, dhe shkrimi me të cilin ka shoqëruar postimin, janë komentuar shumë nga ndjekësit.

“Ok, unë duhet të bëja diçka. Me shumë dashuri nesër ora 18:00 premierë në YouTube.”, shkruan aktori bashkëngjitur me videon.

Nga ana tjetër në fragmentin e këngës që ai ka postuar, Donaldi dëgjohet të thotë:

“Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”

Ka mjaftuar ky fragment që ndjekësit të nisin të dyshojnë se kënga mund të jetë një dedikim për njërën nga ish të dashurat e tij.

Disa nga komentete e ndjekësve:

“Fraza që i the Semit që do ta përdorje në ndonje text tjetër”

“Po normal që për Borën, këtë frazën ia ka thënë Semit atë ditë që në shtëpi lëshohet kënga TL”

“Ore këtë thënjen idioti jot e kam dëgjuar kur i the Semit se tek TL deshe ta përdorësh”

Këto komente nga ndjekësit lidhen me bisedën mes aktorit dhe Semi Jaupajt ndërsa ishin ende në “Big Brother Vip”. Donaldi i thotë këngëtares se frazën ‘a jam idiot a jam idiot i joti’ dëshironte ta vendoste në tekstin e këngës “TL”.

Donaldi: Ka njerëz që shprehen ka njerëz që nuk shprehen. Unë jam njeri që nuk shprehem. Isha midis kësaj tjetrës dhe më thuaj ‘a jam idiot a jam idiot i joti’, dhe vendosëm këtë tjetrën: ‘dhe un thyhem sa herë shkon ti por nuk ta shpreh’”- duke iu referuar këngës “TL”.

Semi: Edhe ajo ishte e bukur, po pse s’e vure?

Donaldi: Po ta kemi për ndonjë gjë tjetër…

Pavarësisht të gjithë këtyre komenteve dhe ‘sinjaleve’ që po merr nga aktori i humorit, Bora Zemani nuk ka bërë ndonjë deklaratë konkrete, por Instagrami i saj ‘e nxjerr zbuluar’.

Nga një vështrim në profilin e moderatores, “Panorama Plus” ka zbuluar se në listën e saj të personave që ndjek është një fanpage e çifti quajtur “donaldbora”. Kujtojmë këtu që Bora i bëri “unfollow” aktorit në ditën e parë të vitit 2022.

Po në Instagramin e Donaldit çfarë vëmë re?

Profili i fanpage-it të çiftit ndiqet edhe nga aktori i humorit, pavarësisht se ai nuk e ndjek Bora Zemanin.

Kjo nuk është hera e parë që është vënë re se moderatorja ruan ende disa kujtime nga Donald Veshaj.

Në profilin e Instagramit të moderatores, duket se ajo nuk i ka fshirë fotot me ish-të dashurin nga seksioni “higlights”(story-t më të rëndësishme). Opsioni “highlights” i rrjetit social lejon përdoruesin të krijojë një kolazh të fotove më të mira që ka postuar duke iu vendosur një titull.

Bora Zemani ruan ende në brendësi të kolazhit të fotove të titulluar “3shat”, foto më ish-të dashurin e saj dhe vëllain e tij.

Higlights i përket emisionit që dikur moderatorja bashkëprezantonte me vëllezërit Veshaj, ku 30-vjeçarja nuk i ka fshirë fotot me dyshen edhe pse nuk i ndjek më asnjërin në Instagram./Shqiperiaime.com.al