Dhuna ndaj gazetares Anila Hoxha, Rama: Shkelja e sjelljes nga polici e patolerueshme

83

Gjatë prezantimit të buxhetit të 2022 për Ministrinë e Brendshme, kryeministri Edi Rama u ndal tek incidenti me gazetaren Anila Hoxha ndodhur në ngjarjen ku mbeti i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha.

“Për faktin se vajza ishte gazetare ngjarja u bë e bujshme. Është e rëndësishme që të veprohet siç u veprua me shpejtësi dhe pa tolerancë ndaj këtyre individëve duke i larguar.

Duhet të theksohet se figura e Policisë nuk ka nevojë për asnjë gjest dhe asnjë fjalë të tepërt sepse është mishërimi i ligjit dhe ligji nuk kërcënon, nuk shan, ligji vepron.

Në veprimin e ligjit është e tepërt të shtohen gjeste dhe të bëhen akte që i ulin kokën të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit për shkak të dikujt që nuk e meriton të jetë kolegu apo kolegia e tyre”, deklaroi Rama.