Ditëve të ngrohta si duket po iu vjen fundi, pasi temperaturat e larta të pazakonta për stinën do të zëvendësohen me reshje shiu.
Moti i keq me reshje dhe stuhi pritet të fillojë nga dita e nesërme, duke filluar kështu dimri i vërtet.
Zonat që do të preken nga moti i keq janë pjesa jugore, ultësira perëndimore dhe veriperëndimore dhe më pas i gjithë territori.
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut do të zgjasin deri në fundjavën që vjen.