Disa sekrete bukurie për vajzat të pakushtueshme…ju duhen akull dhe vetëm akull!

197

Keni nevojë për disa sekrete bukurie të pakushtueshme? Epo kush vajzë nuk i do? E dini se cfarë ju nevojiten ? Akull, akull, dhe sa më shumë akull.

Çdo mbrëmje ose para se të shkoni në shtrat, provoni këtë: lani fytyrën, mbushni një qese plastike me akull dhe masazhoni butësisht zonën e fytyrës dhe qafës për rreth 3 minuta. Pas disa ditësh, do të merrni rezultate të dukshme: lëkura juaj do të bëhet e freskët dhe e butë. Terapia me akull parandalon gjithashtu rrudhat dhe ju ndihmon të flini më mirë.

Ju shpëton nga aknet
Terapia me akull është një nga mënyrat më të mira për të sulmuar problemet e akneve. Lani fytyrën, mbështillni një kub akulli me një leckë të pastër, të butë dhe shtypni butësisht aknet për 3 deri në 5 minuta. Rezultatet do t’ju befasojnë.

Largoni sytë e fryrë
Keni qarë gjithë natën dhe jeni zgjuar me sy të fryrë? Ka shumë arsye pse sytë tuaj mund të fryhen, por mos u shqetësoni. Akull është shpëtim! Mbështillni 2 kube akulli në copa pëlhure, vendosini mbi sytë e mbyllur dhe masazhoni butësisht sytë e fryrë për 2 minuta, duke kryer lëvizje të ngadalta rrethore.