Disa sjellje të partnerit tuaj që nuk duhet t’ia toleroni kurrsesi

451

Shpesh ndodh që kur jeni në një marrëdhënie dashurie, të grindeni me partnerin tuaj. Mirëpo janë disa sjellje të tij që në fakt nuk duhet t’i toleroni aspak.

Partneri juaj shfaq sjellje kontrolluese!

Nuk duhet të toleroni nëse partneri juaj ju kontrollon gjatë gjithë kohës, pasi kështu mund t’ju vendosë në presion.  Ai person mund të jetë i dëmshëm ose toksik për mënyrën e jetesës suaj.

Partneri juaj abuzon emocionalisht me ju!

Sjellja kontrolluese ndonjëherë mund të kalojë në një marrëdhënie abuzive, që mund të marrë edhe formën e abuzimit emocional. Partneri juaj mund t’ju nënçmojë, të tallet me ju kur ka njerëz të tjerë përreth ose të qeshë me aspiratat tuaja për të ardhmen.

Nëse partneri juaj po ju trajton në këtë mënyrë, atëherë mund ta konsideroni ndarjen.

Partneri juaj abuzon fizikisht ndaj jush!

Nëse keqtrajtoheni nga partneri juaj dhe përdor dhunë ndaj jush, largohu menjëherë nga kjo marrëdhënie.

Partneri juaj ju bën të ndiheni keq kur ju nuk dëshironi të kryeni marrëdhënie seksuale!

Ai nuk mund t’ju detyrojë ju që të kryeni marrëdhënie seksuale vetëm kur ai dëshiron. Nëse ju nuk keni dëshirë, atëherë nuk jeni të detyruara të kryeni marrëdhënie. Por nëse ai fillon t’ju flasë keq në këtë moment, atëherë kjo sjellje e tij nuk duhet toleruar.

Partneri juaj ju izolon!

Nëse partneri juaj përpiqet të kontrollojë me kë kaloni kohë, atëherë bëni kujdes.

Pavarësia është një pjesë thelbësore e çdo marrëdhënieje të shëndetshme, kështu që përpjekja për t’ju izoluar nga të dashurit tuaj dhe dëshirat që ju keni, do të shkatërrojë më tepër marrëdhënien tuaj.

Partneri juaj ju nënvlerëson!

Ju nuk duhet të toleroni një partner që përpiqet t’ju bindë se pjesë të rëndësishme të jetës suaj ose përvojave të jetuara janë të parëndësishme ose të pavërteta.

Partneri juaj ju gjykon!

Të ndjehesh e gjykuar nga partneri është një tjetër shenjë e sigurt se ai nuk po të jep respektin dhe mirësinë e kërkuar në një marrëdhënie.

Partneri juaj nuk e pranon publikisht marrëdhënien tuaj!

Marrëdhënia juaj nuk ka përse të mbahet sekret.

Partneri juaj ju akuzon gjithmonë për tradhti!

Nëse partneri juaj vazhdimisht ju akuzon për tradhti – pavarësisht faktit që nuk e keni bërë dhe nuk ka arsye për dyshime – atëherë diçka nuk është në rregull./5pyetjet.al