Djathi dhe kastraveci konsiderohen ‘ngacmim se ksual’??

171

Një mësuese e ka parë veten në telashe pasi i ka dërguar një pako me djathë dhe kastravec një koleges së saj.

Prokurorët në Stamboll ngritën një aktakuzë kundër TuÄ?ba Ç, të martën, pasi ajo kërkoi nga dy studentë të saj të dorëzonin një pako që përmbante artikuj ushqimorë në adresë të koleges së saj Esra, me të cilën kishte pasur një grindje personale.

Esra paraqiti një ankesë penale kundër mësueses, pasi mori dorëzimin më 7 maj.

TuÄ?ba Ç pretendon se ajo ishte fyer nga Esra dhe për këtë vendosi të hakmerret.

Prokurorët ngritën një proces gjyqësor për të sqaruar konfliktin mes dy mësueseve nën akuzën e ‘ngacmimit seksual’ duke kërkuar burgim deri në tre vjet në rast se akuzat vërtetohen.

Kaçkavall ose ‘kaÅ?ar’, siç e quajnë në Turqi, është lloj djathi, por emri mund të përdoret si term nënçmues për nderin e një gruaje.

Duke pasur parasysh këtë kontekst, kastravecat shoqërues në pakon “dhuratë” mendohet që plotësojnë mesazhin gjithëpërfshirës të TuÄ?ba Ç.