Do keni pak sakelldi ne pune/Astrologia Meri Gjini parashikon se bashku me astrologen Meri Shehu se cfare do ndodhe

202

Dashi

Një ditë e mirë, më gjithë kontrastin në shenjë të Merkurit me Afërditën dhe Hënën, nuk duhet komprometuar me veprime të pamenduara mirë. Mund të keni një surprizë të bukur.Do të keni mundësi të argëtoheni me një mikun tuaj të vjetër dhe kjo do t’ju japi më shumë stimul. Në dashuri do të ndiheni pak të ngathët.

Demi

Në sajë të një hëne në një orbitë shumë të favorshme pritet që dita e sotme të jetë përgjithësisht pozitive në aktivitetin e përditshëm dhe mjaft interesante në dashuri. Mirë shëndeti.Në punë çdo gjë shkon për mrekulli, por duhet të më bashkëpunues dhe mirëkuptues me të tjerët. Në fushën e ndjenjave do të gjeni pasione të reja.

Binjakët

Me Merkurin pozitiv në shenjë dhe me një “qiell” të dominuar nga yje të mirë me siguri që dita e sotme do të jetë nga më të favorshmet. Hëna stimulon surprizat dhe ndoshta ndonjë njohje të re.

Gaforrja

Marsi dhe Saturni sot “luajnë” si kundërshtarët tuaj, prandaj pritet një ditë disi problematike ku nuk do të mungojnë tensionet. Kujdes në raportet me të tjerët dhe në ato me partnerin.Do të keni mundësi të njihni njerëz të rinj dhe të krijoni shoqëri të reja. Në punë do të adhuroheni për mënyrë se si veproni.

Luani

Sot duhet të përgatiteni për ta “nxjerrë vetë gomarin nga balta” pasi yjet me ju do tregoheni shumë “koprace” në të gjitha drejtimet. Do t’ia dilni mbanë me siguri, pasi jeni shumë këmbëngulës.Çdo gjë shkon mirë në aspektin tuaj profesional. Në punë duhet të merrni vendime të rëndësishme që ju takojnë vetëm juve.

Virgjëresha

Edhe pse kuadri yjor është përgjithësisht pozitiv, sidomos pas hyrjes së Merkurit një orbitë mjaft të favorshme në shenjë, është mirë që të tregoheni të kujdesshëm në hapat që hidhni.Emocionet tuja do të zgjojnë kureshtjen e njohjeve të reja. Në fushën e ndjenjave do të jeni me shumë fat nëse kërkoni një shoqërues.

Peshorja

Janë yje shumë të ndritshëm sot ato që ju ndriçojnë rrugën e, për rrjedhojë sot do t’jua bëjnë gjithçka më të lehtë. Kujdes, mos jepni mendime e gjykime nëse askush nuk jua kërkon.Në punë do të rikuperoni humbjet dhe do të keni avantazhe të vogla. Në dashuri do të tregoheni shumë të sinqertë me partnerin.

Akrepi

Veprimi i Marsit në shenjë jo vetëm që bëhet edhe më evident, por “përplasja” e tij me Saturnin në një orbitë jo të favorshme për ju mund ketë reflekse negative. Shumë pozitiv do të jetë erosi.Duhet të bëni kujdes dhe të mos bëni gabime kundrejt një personi që e keni përzemërt. Në fushën e ndjenjave do të krijoni një marrëdhënie të bukur.

Shigjetari

Nëse keni në kokë ide apo projekte të reja është momenti më i përshtatshëm për t’i shpalosur, pasi edhe yjet sot janë të gjithë me ju. Kujdes, ruhuni nga “miqtë” armiq, sepse ju kanë zili.Në punë, zhgënjimi që keni do të zhduket nga një mundësi e re që keni në horizont. Në fushën e ndjenjave do të merrni një vendim të rëndësishëm.

Bricjapi

Me Marsin, Saturnin dhe Merkurin që ndodhen në një linjë mjaft pozitive për ju, nuk ka sesi të mos ju ecë mirë sot, sidomos fusha sentimentale që është në “pole position’. Mirë dhe sektori i parave.Për të arritur qetësinë që po kërkoni nuk duhet të bëni shumë gjëra ne të njëjtën kohë. Në punë do të përqendroheni dhe do të veproni.

Ujori

Edhe qielli juaj është i mirë, ndonëse të lindurit e dhjetëditëshit të parë e kanë hënën plotësisht kundër, prandaj janë edhe të irritueshëm. Mos u mendoni dy herë të bëni një investim.Do të jeni të ekuilibruar dhe diplomatikë. Kjo sjellje do t’ju japi mundësi të njihni persona të rëndësishëm për profesionin tuaj.

Peshqit

Është Merkuri dhe Marsi që sot do t’ju mbështesin fuqishëm duke ju ruajtur edhe nga ndikimi negativ i dyshes Saturn-Pluton. Një situatë e ndërlikuar zgjidhet me impenjim, jo duke iu shmangur.Do të keni një qëndrim të pasigurt dhe një mikë do t’ju vëri në dukje. Në jetën private do të jeni në harmoni të plotë me veten dhe të tjerët./clickupnow.com