Dogana e Morinës hapet për 28-29 nëntorin, asnjë kontroll për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë

116

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë mbledhjes së përbashëkt të dy qeverive është shprehur se gjatë festave të 28-29  nëntorit në pikën kufitare të Morinës  nuk do të ketë asnjë pengesë për qarkullimin e shtetasve shqiqptarë dhe kosovarë.

“Kështu që besoj se jemi në rrugë të mbarë për të përjetuar tashmë një lehtësi qarkullimi pa e kuptuar që ne jemi dy shtete të ndryshme” tha Çuçi.

Gjithashtu, dy ministrat e Brendshëm kanë rënë dakort një sistem monitorimi të pikave doganore me kamera pa kontrolle fizike duke e bërë kufirin krejtësisht fluid.

“Kemi rënë dakord me Ministrin e Brendshëm të Kosovës që do të vëmë një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim. Kamerat do të regjistrojnë vetë çdo gjë, për sa i takon identitetit të makinës që kalon nëpërmjet leximit të targës me kamera dhe çdo gjë do të jetë automatike, pa pasur nevojë që të ndalojë fare në kufi. Kjo është një përpjekje që të dy bashkë e kemi ndërmarrë tashmë”, shtoi Çuçi.