Donaldi e pikturon, Beatrix ka një gjë nuk i pëlqen: Nuk e kam aq të madhe atë (video)

46

Donaldi sot ka bërë një tjetër portret brenda shtëpisë. Sot ai ka pikturuar porterin e Beatrixës. E pasi ka pikturuar ai Beatrixës, kanë filluar ngacmimet për mënyrën se si ai ka pikturuar hundën e saj.

Beatrixa me qeshje i thoshte Donaldit se nuk e ka hundën aq të madhe sa e ka pikturuar ai. Me shaka Donaldi i ka thënë se ai ia ka zvogëluar sepse e ka edhe më të madhe. SHIKO VIDEON

Donaldi dje është surprizuar nga fansat me një parashutë ku shkruhej ‘9 janar’ dhe përkonte pikërisht me ditëlindjen e Bora Zemanit.

Donaldi këtë e diskutoi me Beatrixën dhe ajo habiti me reagimin e saj të butë dhe mirësinë ndaj situatës. Pas kësaj Donaldi sërish e diskutoi këtë me Egzonën, banorën e re.

Ai tha se përkundër rrespektit që ka, disa gjëra që di ai dhe disa persona të tjerë, personin në fjalë nuk ka pse e mërzisin.

Me këtë Donaldi hedh ‘dyshime’ tek Bora. Madje ai tha se ai nuk është bërë i tillë brenda shtëpisë dhe se gjërat kanë ndodhur jashtë.