Donaldi i merr zanatin Arbër Hajdarit, jep 7 dhurata për 14 persona!

212

Donald Veshaj ka hequr dorë nga dhurata që mori në Big Brother VIP për të udhëtuar në disa vende të botës bashkë me vëllain e tij, Romeon.

Aktori i humorit, përmes një videoje në Instagram, ka zbuluar idenë e tij fantastike se do t’i dhurojë udhëtimet për disa çifte.

Në videon që ka ndarë në profilin e tij në Instagram, Donaldi shpjegon se si do të përzgjidhen personat për të përfituar nga kjo dhuratë.

Dhurata që kam marrë për udhëtimin tim nëpër botë, në 7 destinacione t’jua dhuroja juve. T’jua dhuroja 7 çifteve që kanë dëshirë që të shkojnë bashkë në këtë udhëtim dhe për një arsye ose një tjetër nuk kanë mundur që të shkojnë diku bashkë”.

Nëse ke një mik ose mikeshë që është çift, komento emrat dhe thuaj arsyen se pse e meritojnë të shkojnë në këtë udhëtim”, ka thënë Donaldi.

Aktori vlonjat me këtë ide i bie që do të shpërblejë gjithsej 14 persona me udhëtime nëpër botë. Duket një gjë vërtet spektakolare. Përgëzime për idenë!./asutimes.com