DONI NJË FËMIJË TË GJATË? JA PRODUKTET QË DUHET ME PATJETËR T’I JEPNI

208

Kur janë ende foshnjë fëmijët kanë nevojë të marrin të gjitha vlerat ushqyese.

Ushqimi i shëndetshëm është parësor për një zhvillim të mirë të trupi dhe trurit.

Një fëmijë i rritur me produkte të stinës dhe me gatime tradicionale do të zhvillohet dhe do të ketë një shëndet të mirë.

Është shumë e rëndësishme që ata t’i marrin vitaminat dhe mineralet nga ushqimet që konsumojnë.

Por mjeku ju rekomandon edhe suplemente të cilët janë gjithashtu shumë të rëndësishëm.

Sa më shumë rriten fëmijët duan të krahasohen me motrën apo vëllain, apo me këdo bashkëmoshatar.

Gjatësia është krahasimi më i shpeshtë që ata bëjnë.

-Unë jam më i gjatë se ti, dëgjojmë kaq shpesh midis tyre.

Por në të vërtetë janë disa ushqime që ndikojnë drejtpërdrejtë në zgjatjen e fëmijës tuaj.

Peshku-sidomos Salmoni është nga llojet më ushqyese. I pasur me omega-3 dhe vitaminë B12.

Por në tërësi peshku është shumë i dobishëm.

Përdoreni të paktën dy herë në javë.

Veza- e verdha, por edhe e bardha e saj përmbajnë shumë proteina.

Gjithashtu përdorimi i vezës zhvillon trurin dhe shikimin.

Mishi i pulës- është më i përdoruri në botë.

Përmban vitaminë A dhe rrit imunitetin tuaj.

Mishi i pulës përmban një numër relativisht të vogël të acideve ynyrore.

Përmbajnë albumina që ndihmojnë në rritjen e kockave.

Qumshti dhe nënproduktet e tij:

Qumshti, kosi, djathi janë më kryesorët.

Bazat më të mira të një shëndeti të mirë, që në fillim të jetës janë pikërisht këto produkte.

Dy gota me qumësht në ditë janë mëse të dobishme për kocka të forta.

Produktet e qumështit: Djathi, kosi, janë disa nga produktet kryesore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit.