Drejt martesës me një djalë të pasur dhe të bukur, pak para dasmës bën zbulimin që i mori jetën

271

Reflektonte lumturi si kurrë më parë, ishte e fejuar me një djalë të ri dhe të pasur, ishte e dashuruar dhe po organizonte martesën e saj, si dhe kishte ftuar miq dhe të afërm në martesën e shumëdëshiruar.

Gjithçka dukej si përrallë, por befas, “u zgjua” në mënyrën më të rëndë të mundshme.

“Princi i saj i kaltër”, me bashkëpunimin e gjithë të afërmve të tij, nuk kishte bërë gjë tjetër veçse e kishte gënjyer, duke mos i treguar se ishte i martuar, kishte dy fëmijë dhe se atë donte ta merrte si grua të dytë.

Një gënjeshtër e cila e shkatërroi Danara Kaipova, një vajzë 20-vjeçare nga Kazakistani, e cila i dha fund jetës më 4 nëntor, ku vari veten pasi zbuloi gjithçka.

Një vde kje për të cilën më shumë se një person mund të përballet me drejtësinë. Vajza ishte “rrëm”byer” verën e kaluar në shkollën ku studionte agrikulturë, nga 29-vjeçari Birzhan Doshakaev.

Por pavarësisht se ishte rrëmbyer, Danara ishte e lumtur, siç tregojnë prindërit dhe miqtë e saj. Ajo u dërgua 500 kilometër larg nga Atyrau, qyteti i saj i lindjes.

Katër muaj pas jetës përrallore, zbuloi të vërtetën e hidhur. E shkatërruar plotësisht, Danara nuk kishte më fuqi për të vazhduar të jetonte, kështu që vendosi të flijohej.

Pas tragjedisë Birzhan dhe të afërmit e tij, nuk reaguan, por familja e saj do të vërtetën, ndaj akuzojnë dhëndrin dhe familjen e tij.

Ndërkohë policia ka hapur një hetim për të zbuluar nëse Danara është shtyrë drejt vetëvrasjes, nga sjellje e burrit që dashuronte, shkruan noa.al.

“Ime bijë më thoshte se ishte lumtur, se kishte gjetur dashurinë e vërtetë, unë i besoja. Tani e dimë se ai ishte i martuar dhe me dy fëmijë, por nuk i kishte thënë asgjë time bije. Familja e tij duke heshtur, e poshtëroi”, tha nëna e saj Inzhu Kaipova për mediat vendase.