Drejtonte i vetëm makinën, 12-vjeçari ndërron jetë pas aksidentit

101

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Republikën e Irlandës, ku si rrjedhojë ka humbur jetën një djalë 12-vjeçar. Sipas BBC, makina u përplas me një kamion pranë fshatit Adare, County Limerick, të premten.

Dyshohet se 12-vjeçari, prindërit e të cilit thuhet se janë polakë, ishte i vetëm në makinë. Shoferi i kamionit, një burrë rreth të 40-tave, nuk u lëndua, por mësohet se është në gjendje shoku.

Policia irlandeze, Gardai ka rrethuar vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminime mjeko-ligjor, po ashtu ata bëjnë thirrje nëse ka pasur ndonjë dëshmitar në ngjarje të paraqitet pranë policisë.