“Dua shumë të kem fëmijë, por …”- Einxhel Shkira e gatshme për tu bërë nënë single: Jo domosdoshmërish duhet të kem një burrë! Është tabu

51

Moderatorja Einxhel Shkira ka shprehur dëshirën e madhe për tu bërë nënë, por jo domosdoshmërish duhet të ketë me një partner për të sjellë në jetë një fëmijë.

Gjatë një bashkëbisedimi me Monika Lubonjës në “Bib Brother Vip”, ajo theksoi se “femra ka një orë biologjike për të ngelur shtatzënë dhe në këtë pikë s’bën dot tangërllik”.

 

Einxhel Shkira është shprehur se edhe pse tabu, nuk dëshiron të lërë veten pa një fëmijë vetëm se s’ka gjetur njeriun e duhur për të kaluar jetën.

 “Dua shumë të kem një fëmijë, jo se nuk e kam të domosdoshme bashkëshortin, jo domosdoshmëri duhet të pres të kem një burrë për të bërë fëmijë. Femra ka një orë biologjike, që s’të lejon të bësh tangërllik në këtë pikë. S’do doja ta lija veten pa fëmijë, vetëm se s’kam gjetur njeriun e duhur për të kaluar jetën. Njerëzit e kam tabu”, tha ajo.