Duart lart! Mos u afro! Forcat speciale futen në shpellë, kapen të shumëkërkuarit

115

Forcat speciale të ushtrisë turke zhvilluan një operacion në veri të Irakut duke arrestuar disa anëtarë të Partisë Komuniste të Kurdistanit, të cilët prej katër dekadash kanë ngritur armët kundër Turqisë.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet e operacionit, ku ushtarët zunë fillimisht hyrje-daljet e një shpelle ku dyshohet se fshiheshin ushtarët e PKK-së duke kërkuar prej tyre që të dorëzoheshin.

 

Pas disa minutash ata kanë dalë me duart lartë nga shpella, ndërsa ushtarët qëndrojnë me armët gati për të parandaluar ndonjë sulm vetëvrasës me bombë.

Veriu i Irakut konsiderohet si një ndër zonat më të sigurta të PKK-së për shkak të terrenit malor. Vite më parë, kjo zonë përdorej si bazë për sulme ndaj ushtrisë turke në qytetet lindore.