Duhet ta lexoni patjetër letrën frymëzuese që Beyonce i shkroi vetes për ditëlindjen e 40-të

57

Në një letër të rrallë personale drejtuar fansave, të shpërndarë në faqen e saj në internet, këngëtarja tha se është mirënjohëse që është “rritur” dhe refuzon të pranojë idenë që gratë supozohet të ndihen “të vjetra ose të palumtura” sapo të arrijnë 40 vjeçe.

Sa më e pjekur bëhem, aq më shumë kuptoj dhe aq më thellë rritet gëzimi im. Kam një liri dhe çlirim duke e ditur se ia kam dalë në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje për të shijuar frytet për të cilat kam punuar aq shumë, për të mbjellë gjithë jetën time.

Ky është viti i parë që unë e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe të jetosh momentin. Është hera e parë që unë mundem të kem një kuptim sesa e brishtë është vërtetë jeta, sa e vështirë mund të jetë ajo ndonjëherë dhe për këtë arsye, sesa e rëndësishme është të ndalesh dhe të nuhasësh trëndafilët në kohët e mira. Mendova se e dija atë kur isha 21 ose 30 vjeçe, por nuk e dija.

Unë jam shumë mirënjohëse që jam RRITUR! Kjo ka qenë absolutisht më e mira që kam ndjerë në jetën time”- ka shkruar Beyonce, duke frymëzuar femrat në mbarë botën.