Duhet të mësoni të hiqni dorë nga e shkuara!

100

Është gjithmonë e nevojshme tëkuptosh se kur përfundon një etapë e caktuar e jetës. Nëse këmbëngul tëqëndrosh në të shkuarën, pavarësisht kalimit të kohës, e humbet lumturinëdhe sensin e kohës.

Është e nevojshme ndonjëherë tëmbyllësh disa rrathë, të mbyllësh disa dyer, ose të mbyllësh disa kapituj,siçdoni t’i quani. E rëndësishme është tëmundesh t’i mbyllësh, t’i lësh pas disa momente të përfunduara të jetës.

Puna jote mori fund?
Marr
ëdhënia jote mori fund?
Nuk jeton m
ë në atë shtëpi?
Duhet t
ë shkosh në një udhëtim?

Mund të kalosh shumë kohë në tëtashmen tënde i “asgjesuar” nga pse-të, duke rimenduar të shkuarën dhe duke u përpjekur të kuptosh pse-në, apo si-nëe situatave të caktuara. Mirëpo kamata që do të vijojë do tëjetë e pafund, sepse në jetë, ju, unë, miqtë tuaj, vëllezërit tuaj dhe motrat tuaja, të gjithë duhet të jemi nërrugën drejt mbylljes së kapitujve, kthimit të faqeve, mbylljes së etapave dhe vazhdimin e të ecurit përpara.

Nuk mund të jetojmë në të tashmen, duke u penduar për të shkuarën. As duke e munduar veten me pse-të. Ajo që ka kaluar, ka përfunduar tashmë. Ndodhi ajo që ndodhi dhe duhet ta lëmëtë shkojë, duhet tëshkëputemi prej saj.

Nuk mund të jemi përgjithmonë fëmijë, adoleshentë, apo punonjës në punë, nga të cilat na kanë hequr apo janëmbyllur. Gjërat kalojnë dhe duhet t’i lëmë të shkojnë. Kjo është arsyeja pse, ndonjëherë, është kaq e rëndësishme tëshkatërrohen kujtimet, të zhvendosni shtëpi, të grisni letra, të hidhni dokumenta, të shisni ose dhuroni libra.

Lëreni të shkuarën, shkëputuni prej saj. Në jetë, askush nuk luan me zara dhe duhet të mësohet si tëfitosh, ashtu edhe të humbasësh dhe të jetojmë tëtashmen. E shkuara është e shkuar. Mos prisni të kthehet më pas. Lëreni pas inatin për ngjarjet e kaluara dhe për çfarë mund të kishit bërë ndryshe. Duke u kapur pas çasteve të së shkuarës, vetëm lëndojmë veten, e helmojmëveten dhe zhvillojmë hidhërim. Jeta ështëbërë për të ecur përpara, për tëmos u kthyer kurrë pas.

Thuaji vetes “Jo, gjërat nuk mund tëndryshojnë”. Binde veten që e shkuara nuk kthehet pas. Nuk jemi asnjëherë si dy ditë më parë, si tre muaj më parë, apo si një vit më parë. Mbyllni derën, ktheni faqen, mbylleni rrethin./Bota.al