Duken si dy pika uji, Bebe Rexha prezanton të ëmën

48

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në botë. Krahas angazhimeve profesionale, ylli i muzikës është mjaft aktive dhe në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente nga përditshmëria e saj.

Bebe ka treguar gjithmonë raportin e ngushtë që ka me familjen e saj.

Së fundmi, si rrallëherë, këngëtarja është shfaqur krah së ëmës, me të cilën ka një ngjashmëri të madhe.

“Si e ëma, si e bija”, ka shkruar Bebe. Ndërkohë, kujtojmë që sa i përket karrierës, Bebe aktualisht po shijon suksesin e albumit të dytë, Better Mistakes.