Duket si një fëmijë po nuk do ta besoni sa vjeç është ai

87

Denisin të gjithë e njohin dhe mund të kalojë kohën e tij të lirë duke bërë atë që i pëlqen: të dalë për gjah, të peshkojë dhe të kalojë kohë me të dashurën e tij, dhe askush nuk habitet duke e fiksuar kur e shohin.

Në intervisten e tij me youtuber-in Vasya, Denisi 30 vjecar shpjegoi se si prindërit e tij që në moshë të vogël e kanë vënë re se nuk ishte si të gjithë fëmijët e tjerë.

Gjithmonë ishte më i vogli i moshatarëve të tij, edhe pse në fillim kjo gjë nuk e bezdiste shumë.

Ishte një fëmijë shumë i shkathët – dhe bënte saktësisht atë që bënin edhe të tjerët.

Kjo, për fat të mirë, e ka shmangur që të jetë i izoluar nga ana e fëmijëve të tjerë.

Por me kalimin e kohës diferenca mes tij dhe fëmijëve të tjerë të moshës së tij bëhej gjithmonë e më e dukshme; ishte një lloj adoleshenti i përhershëm për të cilin koha ishte ndalur.

Fotoja e tij me shokët e diplomës, për shembull, e bën të duket si një fëminë mes të rriturish të rinj.

“Kur kuptova se nuk do të ndryshoja më fizikisht, në fillim u ndjeva pak keq”, tha 30 vjecari Denis.

“Kam menduar se si do të ishte jeta ime, dhe sa do të ishte e komplikuar”.

Edhe pse arrin të bëjë një jetë në përgjithësi normale, pavarësisht aspektit fizik të tij, Denis e pranon që ndonjëherë është e lodhshme të duhet të tregojë se nuk është fëmijë.

Një herë – kujton – është ndaluar për një kontroll normal nga Policia Rrugore, që pasi kanë kontrolluar patenten kanë menduar madje se ka falsifikuar dokumentat.

Dhe pasi kanë zgjidhur problemin, i është dashur të dëgjojë batutat e përhershme mbi gjendjen e tij i rritur/fëmijë.

“Sepse gjithmonë gjej dikë të cilit duhet t’i shpjegoj të njëjtën histori…?” e pyet veten i shkurajuar Denis.