Dy të besuarit, si i futi Taçi kunatin dhe truprojën në skemën e 18 milionë eurove?

50

SPAK ka lëshuar një urdhër arresti për biznesmenin e njohur, ish-bosin e naftës në Shqipëri, Rezart Taçi pasi akuzohet se së bashku me katër italianë dhe dy bashkëpunëtorë të tij për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Lidhjet me italianët, njëri prej të cilëve jeton në Zvicër, i kishte vendosur vetë Taçi, ndërsa në Shqipëri për të kryer transaksionet e mbi 18 milionë eurove në vende të tjera kishte angazhuar dy njerëzit e tij të besuar, kunatin Artur Balla dhe ish-shoqëruesin e tij, Bledar Lilo, raporton gazetari i “ABC”, Ermal Vija.