Dyshohet se do të vidhnin vilën në Lezhë, i gjithë fshati aksion për t’i kapur ‘skifterat’

46

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një fshat të Lezhës, ku banorët janë bërë bashkë për të “ndëshkuar” të keqen e përbashkët.

Në orët e para të mëngjesit dy të rinj dyshohet se janë futur në një banesë në fshatin Zejmen për të grabitur, por janë pikasur nga komshinjtë.

Pikërisht në atë moment, sirena e një ambulance i ka frikësuar ‘skifterat’, të cilët kanë dalë me vrap nga vila duke menduar se u kishte shkuar Policia, por jashtë në fakt ishin mbledhur banorët e tjerë të fshatit.