Dyshohet se vrau me thikë 26-vjeçarin dhe plagosi vëllain tjetër, gjykata merr vendimin për autorin

59

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 24-vjeçarin, Ardit Hida, i cili akuzohet me dyshimin se vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe plagosi rëndë vëllain e këtij të fundit, Mikel Kovaçin.

Trupa gjykuese ka dhënë masën “arrest me burg” për të riun.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri me thika mbrëmjen e së premtes së kaluar që agravoi në përdorimin e armëve të ftohta.