E akuzuar për terrorizëm, arrestohet 19 vjeçarja shqiptare në Itali

53

Një 19 vjeçare me origjinë nga Kosova është vënë në prangat e policisë italiane në Milano, pasi akuzohet si e përfshirë në terriorizëm.

Mediat italiane bëjnë me dije se e arrestuara është Belona Tafallari. Arrestimi i saj ka ndodhur pas hetimeve nga Prokuroria e Milanos, me urdhër të lëshuar nga Gjykata atje.

19 vjeçarja ishte e martuar me 21 vjeçarin Kujtim Fejzullahi, i cili në janarin e vitit të kaluar gjatë një sulmi terrorist në Vjenë, kishte vrarë katër persona dhe plagosi 23 të tjerë, deri në momentin kur policia austriake shtiu drejt tij, duke e lënë të vdekur.

“Gruaja, është radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, dhe njihej si një përkrahëse e zjarrtë e Shtetit Islamik. Kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, ndërkohë që ishte në kontakt të vazhdueshëm me burrin e saj”,shkruajnë mediat italiane.

Nuk dihet ende roli që ka pasur 19-vjeçarja në organizatën terroriste dhe cilët janë bashkëpunëtorët e saj të mundshëm.