E dhimbshme! Gazetarja e njohur në zi, humb familjarin e dashur. Poston dedikimin prekës”

882

Këto ditë qershori kanë sjellë zi në familjen e gazetares së njohur Albana Alijaj, e cila ka humbur djalin e xhaxhait të saj në moshën 20 vjeçare.

Albana e ka shprehur dhimbjen e saj të madhe për humbjen e Enrikut të ndjerë, duke postuar në rrjetet sociale dedikime të dhimbshme të mbushura me fjalë të pafundme të cilat shprehin gjendjen e rëndë shpirtërore të saj.

Ai ishte vetëm 20 vjeç, ishte një djalë i bukur siç ishin dhe ëndrrat e tij për jetën, por ëndrrat ashtu dhe jeta ju prenë në mes duke lënë mbrapa lotë dhe dhimbje. Babai Nëna Vëllai Motra dhe mbarë familja Alijaj po përjetojnë çaste të rënda për këtë humbje të madhe.

Më poshtë ju sjellim postimin që gazetarja Albana Alijaj ka postuar së fundmi në Facebook.

Për ty Enrik…
Enrik ike kur nuk e prisnim, ike pa kohë, ike vetem 20 vjeç , le shkretim pas teje.

Prinderit i ke mire , po mbahen te forte! Dhe Elhami dhe Ana janë mire! Mos ki merak. E di, e di që ata ishin e mbeten meraku i madh, shqetësimi e krenaria jote e madhe. Është e madhe drama e tyre. Është tronditëse të ndiesh e te shikosh pështjellimin e madh në sytë e tyre dhe të jesh pa fuqi për të bërë diçka. Po i tret malli, vëlla.

Erdhe në jetë dhe gëzove gjithkënd, askush nuk u gëzua kur iku), le dhimbje të pafund për këdo. E di, e di që mirësia, dashuria, besimi, çiltërsia, guximi e thjeshtësia jote, sinqeriteti yt janë të shpërndara nëpër kushurinjët e tu nëper gjithë njerzit qe të kanë njohur .

Nuk të largojnë nga vetja, nuk të largojmë ne, nuk do të të largojmë kurrë. Je pjesë e çdo bisede, Je i pranishëm, je i paharruar. Se Ti e di : njeriu nuk vdes kur ndahet nga jeta, vdes vetëm kur harrohet!