E fundit! Gazetarja e Top Channel shp.ërthen në të q.arë teksa bente v.aksinën, ja çfarë ndodhi

150

Ka nisur pasditen e sotme vaksinimi per gazetaret dhe operatorët ne terren, te cilesuar nga Ministria e Shendetesise si nje grup i rriskuar.

Nderkohe, ne shenje edhe solidarizimi gazetarja Genta Popa, zgjodhi ta merrte dozën e parë të vaksinës anti-Covid live nga studio e lajmeve të Top Channel live.

Me lot në sy spikerja e lajmeve i bëri apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen, duke kujtuar dhe kunatin e saj të ndjerë, Kujtim Prodani, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë pikërisht nga Covid-19.

Pjesë nga biseda me Silva Binon:

Genta Popa: Kujtoj dhe unë them në këtë moment se më vjen në mend familjari im i dashur Kujtim Podani, i cili humbi jetën nga Covid-19….me siguri edhe ju keni ndonjë familjar që ka humbur betejën me Covid-19, kështu që le të kemi besim tek vaksina. Apo jo zonja Bino?

Silva Bino: Unë u emocionova shumë Genta!

Genta Popa: Le të përpiqemi të jemi sa më humanë sepse kjo është detyra jonë. Keni humbur dhe ju nga fusha e mjekësisë, keni humbur kolegët tuaj.

Silva Bino: Patëm shumë miq që humbën jetën dhe ky është një çast shumë i rëndësishëm….ju falenderoj.

Genta Popa: Shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë për të gjithë.