E fundit! Rëndohet nga koronavirusi gjendja e Etrit Berishës, shtrohet në spital portieri i kombëtares

365

Etrit Berisha vijon të jetë pozitiv për Covid-19. Gardiani rezultoi pozitiv para disa ditësh dhe vijon kurimin e tij, teksa ditën e sotme ai është shtruar në spitalin rajonal të Ferrera.

Nuk dihet gjendja e saktë e gardianit të kombëtares sonë, por shtrimi në spital është një shenjë jo e mirë për mënyrën sesi po e përballon ai infektimin. Lajmin e shtrimit e bën të ditur SPAL që thekson se Berisha do të kryejë disa testime klinike.

“SPAL njofton se pas infektimit me Covid-19 të zbuluar më datë 27 nëntor, në orët e fundit portieri bardheblu Etrit Berisha u shtrua në spital në departamentin e specializuar Covid-19 të spitalit Cona për të kryer analiza të hollësishme klinike”, shkruhet ë deklaratën e SPAL./korrieri.al