E gjeni dot sa pasaporta ka Ermal Fejzullahu? Këngëtari sapo e zbuloi dhe na çuditi të gjithëve

137

Ermal Fejzullahu është një nga artistët më të kërkuar në trojet shqiptare dhe përpara pandemisë thuajse çdo mbrëmje ai ishte i ftuar në lokale nate për të performuar. Si një pjesë e madhe e këngëtarëve ai ka udhëtuar në të gjitha vendet e botës ku ka shqiptarë për të kënduar.

Së funmdi, artisti ka qenë i ftuar në emisionin “Nin”, ku ka folur për periudhën e pandemisë dhe dëmet që ka sjellë ajo.

Ndër të tjera, ai i habiti të gjithë teksa zbuloi një fakt shumë interesant përsa i përket udhëtimeve të tij në vende të ndryshme për të performuar.

“Që nga mosha 14-vjeçare unë kam dal nga shtëpia duke këndu nëpër krejt botën, i kam 2100 fluturime dhe 18 pasaporta”, ka thënë Ermali duke shtuar se fluturimet i ka numëruar gjatë kohës së pandemisë.

Më herët, ai rrëfeu një histori shumë qesharake, që i ka ndodhur gjatë një koncerti në Itali. Ai tregoi se ishte i ftuar në koncert bashkë me Sinan Hoxhën dhe në vend të pagesës “cash”, atyre të dyve ju ofruan drogë.

“Sa të duash raste… Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na tha ‘Sinan ta kam zbardhur fytyrën’. Ne nuk e morëm vesh… por ai nuk na dha lekët, ishte njëri prej tyre. Kur pamë në fund që e kishte mbushur atë… e dini ju me çfarë (kokainë)…”, rrëfeu Ermali duke qeshur.