E ka mbajtur gjithmonë të ‘fshehtë’, moderatorja shqiptare prezanton për herë të parë

232

Moderatorja Brunilda Lahe është tepër e rezervuar kur vjen puna në jetën sociale. Madje mund të themi me plot bindje se nuk kemi parë asnjë foto në rrjetet sociale sëbashku me bashkëshortin e saj.

Mirëpo me sa duket kjo e ka pasur një arsye. Gjatë një bisede me ndjekësit, Bruna ka shpjeguar arsyen pse nuk publikon asnjëherë foto me bashkëshortin.

“Ai punon në Tv, por pas kamerave, nuk i ka qejf fotot. (Por pasi lindi Hana diçka ka ndryshuar. Kemi bërë 2 sete profesionale e po bëhemi gati për të tretin. Bashkë vetëm fotot e martesës kemi profesionale.)

Nuk e do vëmendjen e medias sociale aspak dhe unë e respektoj dëshirën e tij. Këto janë disa nga arsyet që nuk postoj me bashkëshortin”, ka shkruar ajo, duke bashkëngjitur për herë të parë një foto familjare./shkoder.info