E “masakruan” kur ishte në BBV për atë veprim, Ilir Shaqiri “s’e vret mendjen”, publikon foton duke puthur sërish në buzë vajzën

376

Ilir Shaqiri është ndër personazhet me të komentuara së fundmi pas fitores në Big Brother Vip. Gjatë kohës që ishte në BBV ai ka treguar për raportin e veçantë që ka me vajzën e tij, Emily.

Pas daljes nga BBV ai nuk arriti ta takonte vajzën pasi ajo kishte rezultuar pozitive me Co vid-19 dhe finalen e BBV e ndoqi nga ekrani në Itali.Së fundmi me anë të postimeve në rrjetet sociale balerini ka treguar se ka udhëtuar drejt Italisë atje edhe ku jeton dhe është takuar me Emylin.

Ai ka postuar një foto nga takimi me vajzën, ku në një moment shihet sërish duke puthur vajzën në buzë.

Kujtojmë që edhe gjatë takimit brenda në BBV kur Iliri takoi vajzën dhe e puthi në buzë, ndjekësit e “masakruan” me komente për këtë veprim, por si duket balerini nuk e vret aspak mendjen për komentet dhe dashurinë me vajzën e shpreh në mënyrën që ai dëshiron./asutimes.com