E mbani mend “Zhaden”? Arbana Osmani në versionin e “Zhades” me rastin e Fitër Bajramit (video)

160

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka bërë një ndër urimet më të bukura për Fiter Bajramin. Ajo ka publikuar një video, ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë në një shkretëtirë dhe në sfond dëgjohet kënga “Tan solo por amor”.

Kjo këngë i ka bërë të gjithë nostalgjikë, pasi ishte kolona zanore e dashurisë mes “Zhades” dhe “Lukasit” në telenovelën shumë të shikuar nga shqiptarët “Kloni”.

“Gëzuar Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë”, ka shkruar Osmani krahas videos, ndërsa ndjekësit nuk kanë nguruar ta krahasojnë me aktoren Giovanna Antonelli.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)