E njohim të gjithë për hedhjen e famshme të kripës mbi biftekë, por ja ç’u bën Nustreti punonjësve të tij

118

Kuzhinieri me famë botërore Nustret Gokçe është paditur. Kanë qenë pikërisht punonjësit e tij që e akuzojnë se kuzhinieri I jep punë jashtë orarit dhe me paga shumë të vogla.

Kuzhinieri, i cili është pronari i një rrjeti restorantesh në disa vende të botës, akuzohet se ka detyruar punonjësit që të punojnë më shumë.

Sipas avokatit të paditësve, këta persona të gjithë shtetas turq, pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet me famë ndërkombëtare të biznesmenit të njohur. Sidoqoftë, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit.

Ndër të tjera, ata thanë se “Nusret ishte i keq në menaxhimin e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.”

Sakaq, Nusreti, njihet për stilin e veçantë të hedhjes së kripës dhe përgatitjen e biftekut të shijshëm. Ushqimet e tij preferohen së tepërmi dhe restorantet, frekuentohen nga njerëz të famshëm të botës, përfshirë aktorë e futbollistë.