E ofenduan pa masë si pasojë e pushtimit rus, vajza ‘sekrete’ e Vladimir Putin merr vendimin ‘drastik

144

“Fëmija i dashur” dhe vajza e supozuar e Vladimir Putinit, 18-vjeçarja Luiza Rozova ka mbyllur papritur llogarinë e saj në rrjetet sociale pas valës së fyerjeve mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Që kur Putini urdhëroi pushtimin, Luiza Rozova, studente në Shën Petersburg, ishte përballuar me shumë postime armiqësore në rrjetet sociale, çka ka bërë që ajo të fshinte llogarinë e saj në Instagram.

Një prej tyre i shkruante: A jeni ulur në bunker?? Si miu?, ndërsa të tjerë postuan emoji të flamurit të Ukrainës.

Kishte edhe nga ata që i sugjeronin të fliste me presidentin rus për të ndaluar vrasjet.

Luiza është vajza e pastrueses, e kthyer në multimilionere, Svetlana Krivonogikh, 45 vjeçe, tani bashkëpronare e një banke të madhe ruse, një nga gratë më të pasura të vendit.

Rozova, e cila kishte 84,000 ndjekës, ndaloi së postuari publikisht pesë muaj më parë, megjithëse llogaria e saj mbeti e dukshme deri më sot. Tani një mesazh thotë në rusisht thotë: Përdoruesi nuk u gjet.

Kjo vjen mes pretendimeve se Putini ka fshehur anëtarët e familjes së tij në një bunker luksoz në një qytet nëntokësor në Siberi, i projektuar për mbrojtje në rast të një lufte bërthamore./Shqiperiaime.com.al