E përjashtuan nga emisioni, Arjan Konomi reagon për herë të parë dhe ironizon keq “Përputhen”: Fallcitet i tërë!

418

Opinionisti i përhershëm që prej sezonit të parë të “Përputhen daily”, Arjan Konomi nuk është parë më në karrigen e tij, nga ku ka dhënë opinionet lidhur me marrëdhëniet e romancat e lindura në emision.

Ndonëse ka qenë Arjon Muça, ai i cili e ka zëvendësuar prej disa ditësh, vetë Arjani apo emisioni nuk janë prenocuar për të dhënë një informacion lidhur me mungesën e këtij të fundit në emision.

Megjithatë vetëm 2 orë më parë, Arjani ka reaguar me një video të shkëputur nga “Top Show Magazine” në vitin 2017 gjatë së cilës asokohe ka pohuar se ka pasur nevojë të largohet nga kotësia e ekranit.

Postimi i opinionistit mendohet të jetë një përgjigje për largimin e momentit nga “Përputhen”, që nuk dihet nëse do të jetë definitiv.

“Para disa vitesh në Top Show Magazine. Mungon sot një format i tillë si i Alban Dudushit që të shlodhte dhe të kënaqte në mbrëmje”, ka shkruar Konomi, i cili duke iu referuar programit “talk show” të disa viteve më parë, ka treguar formatin dhe formën e televizionit që do donte të shihte apo dëgjonte.

Të jetë kjo një përgjigje për “Përputhen”? Apo ndonjë tjetër “ngacmim” për kritikët e televizionit? Këtë nuk e dimë!

“Kisha nevojë të shkëputesha nga ajo hipokrizia, kotësia, shkëlqimi fallco, fallcitet i tërë”, thotë ndër të jera në videon e shkëputur të para disa viteve që Arjan ka vendosur ta publikojë pikërisht sot./Shqiperia ime.com.al