E qu.ditshme! Shkoi per intervistim pune, por u refuzua brenda 5 minutash! Ja pse

122

Të gjithë meritojnë të trajtohen me respekt dhe këtë na e kujton më së miri rasti i një djali që u ref. uzua menjëherë për një vend pune.

Një përdorues në Reddit, tregoi sesi një kandidat d. og. ji shansin e tij për të fituar vendin e punës brenda 5 minutave pasi in. jo. ro. i recepsionisten që në fakt ishte menaxherja e punësimit.

Në postim shpjegohej se personi në fjalë “e in. jo. roi totalisht recepsionisten. Ajo e përshëndeti, ndërsa ai as që i hodhi vështrimin”.

“Ajo tentoi të hapte një bisedë, por sërish asnjë kontakt me sy, as një interes për të biseduar me të. Ajo që kandidati nuk kuptoi ishte se “recepsionistja” në fakt ishte personi që po e merrte në punë”.

Menaxherja e punësimit e mori më pas kandidatin në dhomën e konferencave dhe i shpjegoi atij që çdo anëtar i grupit të punës është i rëndësishëm dhe meriton të respektohet.

“Për shkak të sjelljes së tij me recepsionisten, menaxherja vlerësoi se ai nuk ishte personi i duhur për pozicionin e punës. Faleminderit për kohën, por intervista kaq ishte. Silluni mirë me të gjithë njerëzit që ndodhen në ndërtesë”, tregoi më tej përdoruesi në Reddit.