Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Niko Avrami”.
Një 34-vjeçar i identifikuar me inicialet R.Ç., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.