Një aeroplan është rrëzuar në Moskë, duke vrarë të paktën dy persona. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Emergjencave.
“Në fshatin Vatulino në rajonin e Moskës në orën 15:02 me orën e Moskës u raportua një aksident. Një avion Aeroprakt A-22 u rrëzua në territorin e aeroklubit Aeroklassika”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë.
Ai ka shtuar se rrëzimi u pasua me zjarr në një zonë prej 5 metra katrorë.
“Në bord ishin dy persona”.