E rëndë në Tiranë/ Rrëzohet aksidentalisht nga biçikleta, humb jetën 17-vjeçarja në Pezë

54

Një e mitur ka ndërruar jetë pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti në Pezë, Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe.

Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në spital.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe.

Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.