E rendesishme/ Ligji i ri ne Itali, ja si mund të bëheni me pasaportë italiane

248

Të reja të rëndësishme vijnë nga Italia për marrjen e nënshtetësisë italiane e për leje qëndrimet e emigrantëve.

Me 153 vota pro, 2 vota kundër e 4 abstenim Dhoma e Senatit në Parlamentin italian ka arkivuar normativën e mëparshme të ish ministrit të Brendshëm Matteo Salvini në çështjet e politikave të sigurisë e emigracionit dhe ka aprovuar rregullat e re që do të konvertohet së shpejti në ligj.

Afati kohor për përfundimin e procedurave për njohjen e nënshtetësisë italiane për motive martese apo natyralizimi (rezidencë të paktën 10 vjet) vendoset të reduktohet në 24 muaj, me maksimumin e  kohëzgjatjes deri 36 muaj, duke eliminuar kështu vendimin e mëparshëm të ligjit të Salvinit i cili përcaktonte një afat kohor të paktën 4 vite.

Drafti i ri ligjor vendos të rritet në 2 vite afati i lejes së qëndrimit për mbrojtjes speciale për të gjithë ata emigrantë që i është refuzuar kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare, por që kanë motive rreziku persekutimi e torture në vendin e tyre.

Sistemi i pritjes e strehimit të emigrantëve që ishte reduktuar dukshëm për shkak të vendimeve të marra nga ish ministri i brendshëm Matteo Salvini, shndërrohet në një model të zgjeruar strehimi e integrimi për emigrantët.

Ndalohet dëbimi nga territori italian për ata emigrantë klandestinë që për shkak të orientimit se ksual dhe gjinor nuk mund të kthehen në vendin e tyre si dhe për të gjithë ata që persekutohen për shkak të besimit fetar, racës, kulturës, shtetësisë, opinioneve politike e kushteve personale e sociale.

Parashikohet shndërrimi në leje qëndrimi për motive punësimi për ata emigrantë që kanë leje qëndrimi speciale si për motive sportive, artistike, fetare, për asistencë minori, për motive fetare, për trajtim mjekësor në sëmundje psiko-fizike, apo patologji të rënda.

Një tjetër risi është pezullimi i limiteve të kuotave vjetore për punësime sezonale për emigrantë që vijë nga vendet ekstra europiane. Deri më sot këto kuota kishin afat kohor deri më 30 nëntor të cdo viti. Normat e reja përcaktojnë se një dekret special Kryeministri mundë të vendos shtimin e tyre e si dhe afatin e ri kohor të aplikimeve.

Gjithashtu është reduktuar fuqia e Ministrit të Brendshëm që me normativën e vendosur dikur nga Matteo Salvini limitonte apo ndalonte hyrjen e tranzitimin e anìjeve të mëdha në ujërat territoriale italiane për motive rregulli e sigurie publike.

Rregullat e reja kanë vendosur që nuk mund të aplikohet vendimi i ndalimit të lundrimit për anijet që po kryejnë operacione shpëtimi humanitare, por kanë detyrimin të informojnë autoritetet italiane e flamurin e vendit me të cilin po lundrojnë.

Drafti i ri ligjor vendos heqjen e maksi gjobave për anijet humanitare që shpëtojnë emigrantë në ujërat territorial. Nga 150 mijë deri 1 milionë euro e përcaktuar nga Matteo Salvini, gjobat ulen nga 10 mijë deri në 50 mijë euro. Alba Kepi Ora