E shoqëruar nga Vjosa Osmani, Dua Lipa pritet të marrë çmimin e rëndësishëm në SHBA

67

Dua Lipa është vlerësuar me çmimin e Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik. Ceremonia do të organizohet me 10 Nëntor në Uashington, DC. Këngëtarja do të nderohet për karrierën e shkëlqyer muzikore dhe për angazhimin në kauza filantropike, duke përfshirë fuqizimin e gjeneratës së ardhshme të liderëve dhe muzikantëve ballkanikë.

Në njoftim, Këshilli përmend punën e Duas me fondacionin e saj Sunny Hill që synon të përmirësojë jetën në Kosovë. Duas në gala do t’i bashkohet edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të mbajë një fjalim të veçantë.

 

Mbrëmja gala do të shërbejë gjithashtu për të festuar 60-vjetorin e Këshillit Atlantik, i cili promovon udhëheqjen konstruktive të Shteteve të Bashkuara së bashku me aleatët globalë.