“E trajtoni Ramën si eprorin tuaj”- Grida Duma kritika Nikollës: Sa herë që del një deputet i opozitës i merrni fjalën. Të ndalohet kryeministri kur flet me përçmim!

69

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma ka kritikuar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla sa i takon qëndrimeve të saj në raport me deputetët e opozitës.

Fill pas debatit mes Flutura Açkës dhe Edi Ramës mori fjalën nënkryetarja e PD-së, e cila dënoi gjuhën përçmuese të kryeministrit, duke shtuar se duhet të marrë fund modeli ku kryetarja e Kuvendit e trajton kryeministrin si epror.

Ju kam ndjekur me vëmendje edhe sepse jeni zonjë dhe për këtë arsye keni një avantazh, timen personale. Ju them me qartësi që sa herë që ka qenë aty një deputet i opozitës, dhe duhet të ishte ai që iku, që thotë do flasësh ti apo të iki unë, është i gjithi një karikaturë e demokracisë. Duhet të qëndronte aty të dëgjonte dy fjalë për vetëpërmbajtjen qytetare që kemi të gjithë ne këtu. Vetëpërmbajtja nis me ju znj. Nikolla. Sa herë del një deputet i opozitës, ju ia merrni fjalën.

Sa herë që ka një ironi opozitare konstruktive ndaj kolegëve të PS. Kam dëgjuar të paktën 7 fjalime të kryeministrit, që e trajtoni më të barabartë se të barabartët. Nëse ju do të vijoni në këtë model ta trajtoni kryeministrin si epror tuaj dhe të jeni vartëse, ky është një model që duhet të mbarojë dhe do tu tërheqë vëmendjen, njerëzisht, profesionalisht, dhe juve si grua. Që ti drejtohet deputetëve të opozitës me emër të profesionit, duke nënkuptuar përçmimin e tij duhet që ti ndaloni fjalën. Duhet që të ndalohet fjala e tij sa herë të drejtohet me përçmim”, tha Duma