E trishtë, por shumë e bukur! Historia e martesës së parë të të njëjtit seks…atëherë kur askush nuk e mendonte

242

Është një nga historitë më të bukura të dashurisë, që vijon ende dhe sot të tregojë fuqinë e kësaj ndjenje të magjishme. Bëhet fjalë për lidhjen e parë të dashurisw të të njëjtës gjini. Është historia e Marcela Gracia Ibeas dhe Elisa Sánchez Loriga, dy shoqe shumë të mira me njëra-tjetrën, që përfunduan duke u dashuruar.

Të dyja ishin duke ndjekur studimet për të qenë mësuese në shkollën fillore. Kalimi shumë kohë me njëra-tjetrën bëri që të dashurohen dhe kur familjet ishin në dijeni të kësaj lidhjeje, prindërit e Marcelas e dërguan atë në Madrid me shpresën se distanca do të shuante çdo pasion të përbashkët, por rezultuan që e kishin gabim.

Pas shumë vitesh, ato ritakohen sërish dhe dashuria mes tyre ekzistonte ende. Për këtë arsye, Elisa u detyrua që të ndërronte identiteti, duke u bërë “Mario”. Martesa e tyre u bë 8 qershor 1901 dhe pas zbulimin kjo është martesa e parë e regjistruar brenda të së njëjtës gjini.

Jetesa e tyre po shkonte shumë mirë, kur fqinjët po e kuptonin se në këtë lidhje nuk kishte një “burrë”, për këtë arsye u detyrua një mjek që të vërtetonte se “Mario” ishte burrë, por e vërteta e zbulua. Se cfarë ndodhi me fatin e tyre nuk është e qartë, por sipas një libri që rrëfente historinë e tyre, thuhet se vajzat u kapën dhe u arrestuan.

Më pas u lanë të lirë, por dashuria e tyre nuk u rezistoi sulmeve të botës. “Mario”, Elisa u martua me Christian Jensen në 1903.