Edhe pse 13 vite bashkë, Marin Mema vijon ta mbajë sekret partneren: Jemi gati të bëhemi …

198

Gazetari Marin Mem aka folur për partneren e tij, me të cilën ka 13 vite që është njohur dhe dashuruar. I ftuar në “Shiko kush luan”, Mema u pyet nëse është martuar apo jo, dhe përgjigjia e tij ishte negative.

Gjithsesi, Mema tha se tashmë dihet se ai është prej 13 vitesh në një lidhje. Madje, gazetari shtoi më tej, se të dy e ndjejnë veten gati për tu bërë prindër për herë të parë.

“Marini ka shumë kohë që është i lidhur, shumë kohë…është e gjithë ditur tashmë. Kemi 13 vite lidhje dhe jemi gati të bëhemi prindër në një të ardhme sa më të aftërt,”– tha Mema.

Identitetin e gruas që e bën të lumtur prej kaq vitesh, gazetari e mbajti sërish për vete./shkoder.info