Edhe pse ka fituar, Ilir Shaqiri thumbon Donaldin edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP

103

Ilir Shaqiri ka fituar edicionin e parë të “Big Brother VIP” pas një rrugëtimi 4 mujorsh. Ai ishte në finale me Einxhel, Donaldin dhe Beniadën, ndërkohë që ne dyshen finaliste ishte kundra aktorit të humorit, me të cilin gjithnjë ka patur rivalitet gjatë garës.

Ndërkohë, me fitoren e tij, Iliri ka analizuar në daljet e tij publike lojën e tij e të banorëve. Lidhur me rrugëtimin e Donaldit ai është shprehur se, sipas tij, ai ka patur një vetëbesim të tepruar që e ka penalizuar. Ai beson se ka bërë një lojë të mirë, por jo mjaftueshëm për ta fituar.

“Gjithë kjo gjë e ka çuar drejt një lloj vetëbesimi. Ndoshta ky është vetëbesim i tepruar i erdhi pikërisht nga këto sinjale dhe e penalizoi. Unë mendoj që Donaldi ka bërë një lojë shumë të fortë, por jo aq inteligjente deri në pikën që të fitojë “Big Brother”, është shprehur ai.

Rikujtojmë se së fundi ai ka deklaruar edhe se shoqëritë në lojë ishin të forcuara për shkak të rrethanave.

“Nuk u futa në lojë, kam qenë gjithmonë. Aty ishte një shoqëri e forcuar, e detyrueshme, në një ambient që do apo nuk do, edhe me ato njerëz që nuk do kishe komunikim. Doli ajo që thosha gjithmonë që Donaldi është djalë kreativ, por kishim pikëpamje të ndryshme. Nuk mendoja se do kisha komunikim me të jashtë”, rrëfeu ai./asutimes.com