Edhe sa ditë do të na shoqërojnë ngricat? Meteorologu tregon si do të jetë moti gjatë javës

298

Gjatë kësaj fillim jave moti do të jetë në mbizotërimin e vranësirave që do të sjellin reshje shiu në ultërsirën perëndimore ndërsa në zonat malore do të kemi sërish shfaqje të flokëve të dëborës.

Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb tregon e në mesjavë dhe në vijim pritet të kemi përmirësim të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit këtë fillim javë do të regjistrojnë vlera minimale deri në -4 apo -5 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumi do të luhatet rreth vlerave 12 gradë Celsius. Pas ditës së mërkurë, vijon rënia e temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat të shkojnë në -8 apo -9 në zonat malore./asutimes.com