Eksperti i IT: Një person sheh 20-30 video në ditë të Luizit, do ti duhet një agjensi menaxhimi kur të dalë

177

VIP-at shqiptarë kanë kthyer rrjetet e tyre sociale në një armë të fuqishme për marketing e për të bërë pse jo dhe para përmes reklamave e sponsorizime.

Megjithatë Luizit mund të mos i kishte shkuar mendja ndonjëherë që me hyrjen e tij në BBV të kthehej në personin më të ndjekur e të klikuar në rrjetet sociale.

I ftuar në “Jeto me oren” eksperti i IT-së Tomi Kallanxha deklaroi se kur të dalë, Luizit do ti duhet një agjensi menaxhimi për të mbajtur shikueshmërinë e ndjekjen që ka fituar tashmë.