“Eksplozivi u vendos nga i afërmi i Lefter dhe Nar Kokës”/ 34 vjeçari aksioner në ndërmarrje të përbashkëta

146

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari që është arrestuar ditën e djeshme se dyshohet si autori që vuri të hënën eksplozivin në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka, nuk ka pranuar akuzën. Ai nuk ka pranuar të flasë për asgjë tjetër, përveçse ka thënë se është arrestuar kot nga autoritetet.

Arlen Hasanaj sipas Report TV rezulton se është kushëri dhe person i afërt me Krenar Hasanajn, i cili ka qenë deri para pak kohe administrator në kompaninë Kantinta ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’, në pronësi të familjes Koka. Krenar Hasanaj sipas këtyre dokumenteve ka qene edhe administrator i kantinës në pronësi të Lefter e dhe Nar Kokës, por në periudha të ndryshme edhe aksioner. Duke qenë se ka dyshime se mes Armand Dukës dhe vëllezërve Koka ka pasur konflikte këto vitet e fundit, edhe pse kanë marrëdhënie familjare. Dhe Arlen Hasanaj mund të jetë përdorur për të çuar mesazh.

Ndërkohë që pista tjetër është ajo e inskenimit nga ana e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka për të larguar vëmendjen nga lajmet e fundit për skandale në drejtim të FSHF-së. Ndërkohë që të tjerë persona janë shoqëruar nga policia.

Mbrëmjen e djeshme u arrestua 34-vjeçari Arlen Hasanaj, i cili rezulton pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar, më konkretisht i kompanisë ‘Euroshop Durrës’ themeluar në korrik të 2020, me ortak Albi Lika.

Kjo kompani ka si veprimtari përveç market bar-kafes, edhe në fushën e prodhimit, magazinimit të prodhimeve të ushqimeve blegtorale e bujqësore. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti për biznesin, kjo pasi siç Report Tv mëson, kur inspektorët e Tatimeve shkuan 2 ditë më parë për kontroll në ambientet e kompanisë së vezëve “Aiba”, në pronësi të kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe vëllait të tij deputet, Agron Duka thanë se kanë pasur denoncim nga një klient i pakënaqur, që mendohet të jetë ‘Euroshop Durrës’.