Elvana Gjata dhe Capital T publikojnë duetin e ri

48

Dy artistët më në zë të skenës muzikore shqiptare, Elvana Gjata dhe Capital T kanë sjellë një projekt të ri muzikor. Kënga mban titullin “Flakë” dhe shënon bashkëpunimin e tretë mes dyshes së famshme.

Kënga është prodhuar nga Panda Music ndërsa për tekstin dhe melodinë është kujdesur vetë Capital t bashkë me Tonic dhe Denk.

Kënga, që u publikua para pak orësh, është pritur shumë mirë nga fansat.

Reperi dhe Elvana arritën një sukses të madh dhe me këngët “Fustani” si dhe “Lejla”, pjesë e së cilës ishte dhe 2PO2.