Një buqetë me zëra të ëmbël, që muzika i ka bashkuar, edhe pse nga krahina të ndryshme ata të gjithë Bashkë po e ndezin atmosferën kudo që ata marrin pjesë.
Elvira Fjerza këngëtarja bukuroshe , e quajtur (Princesha e Këngës Malsore) me zërin e ëmbël dhe potent, në kombinim me këngëtarin Daniel Kopsaj japin një afeksion dhe një atmosferë të zjarrtë. Prena Beci artistja e madhe Gjeraqina e këngës mirditore’ është një nga zërat më potent që i jep grupit një jehonë të veçantë.
Raimonda Kovaçi zëri i bukur i Bjeshkëve Pukjane ëmbëlson këdo që e dëgjon’ Driselda Kanina një sirenë e bukur me zërin e mrekullueshem krijon një afeksion në eventet e shumta të grupit. Evzi Kaja Xiu një bilbil bjeshkësh Dibrane i jep grupit të yjeve një larmi dhe një refleks ngjyrash Shqipetare.
Festat tona kombëtare janë shumë të rëndësishme për çdo Shqipëtar, siç është festa e flamurit dhe e pamvarësisë janë evenimentet më të mëdha të vitit, dhe grupi i yjeve tona është gjithmonë i pranishëm duke dhuruar një atmosferë të zjarrtë dhe të paharruar./Adrianet.al