Emocionuese! Mes luftës dhe frikës, vjen një lajm i ëmbël nga Kievi

128

Kievi ndodhet nën bombardim të ashpër aktualisht prej avionëve rusë, të cilët po përpiqen të thyejnë qëndresën në kryeqytetin Ukrainas me qëllim ndryshimin e qeverisë dhe vënien në krye të saj një kukull të tyre.

Banorët janë njoftuar më herët që të futen në stacionet e metrove disa metra nën tokë me shpresën që aty nuk do të goditen nga raketat dhe predhat ruse.

Gazetarja ukrainase e EFE.com, Olga Tokariuk ka publikuar së fundmi një foto të një foshnjeje që ka lindur aty teksa rusët bombardojnë kryeqytetin.

Mia, siç quhet vajza, lindi në një situatë plotë stres, nëna e saj është e lumtur që i shpëtoi rrezikut të lindjes, shkruan gazetarja duke i kërkuar nënave në Rusi dhe Bjellorusi që të protestojnë kundër luftës.

Përgjatë dy ditëve, lufta në Ukrainë ka shkaktuar një numër të madh të vdekurish nga civilët, një numër që shkon më shumë se 150 sipas autoriteteve vendase, ndërsa palët deklarojnë edhe humbje të mëdha ushtarake./Shqiperiaime.com.al