Emra perëndish që shpjegohen vetëm shqip, Edouard Schneider: Ja pse nuk kanë kuptim greqisht

252

Kushdo që do ta lexojë komplet librin e Edouard Schneider mbi Pellazgët, përkthimit të cilit i kam kushtuar një kohë të çmuar, do të kuptojë se, përveç të vërtetës së madhe që shqiptarët janë pasardhësit direkt të tyre, të gjithë emrat e zotave dhe perendeshave greke kanë kuptim në gjuhën shqipe.

Të gjithë bijtë dhe bijat e tyre, gjithashtu, kanë emra që zbërthehen dhe kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe. Emrat e të gjithë heronjve të Iuftërave antike kanë emra që autori me shumë kujdes i ka zbërthyer në gjuhën shqipe. Pra, Pellazgët flisnin gjuhën e cila, sipas autorit, edhe sot flitet në Mirditë (Veriu i Shqipërisë). Ne, shqiptarët, nuk jemi bijtë e Evropës, por baballarët e saj.

Me bashkimin e saj me Qiellin, Toka lindi titanët dhe gjigantët. Ndër të parët u vërejt Rhea, nëna i Jupiterit, që rrjedh nga Rhé, re, rhéja, retë.Saturni, kronosi ((Χρόνος) grek, që rrjedhin nga Koh ose Roh, që do të thotë, kohë. Duke ia shtuar rrënjës Koh ose roh, partikulen (pjesëzën) e mbaresës së greqishtes os, bëhet rohos ose Kohos, prej nga bëhet Kronos, dihet që Saturni prezantonte kohën. Thétis, perëndesha e detit e cila rrjedh nga Dét, deti, nëna në gjuhën shqipe.

Themis, perëndeshë e drejtësisë, e cila është e përfaqësuar me një peshore në dorën e majtë dhe një shpatë në dorën e djathtë, rrjedh nga T’my;s, të mb’ys, të v’ras. Ajo ishte ligji i drejtësisë, e cila ekzvkvtonte pasi vente në peshojë, gjykonte; sy për sy, dhëmbë për dhëmbë dhe gjak për gjak, sikur sot.

Në mesine gjigantëve, të cilët kanë lindur nga bashkimi i Qiellit dhe i Tokës, më i dukshëm ishte Ghiyas, me një shtat kolosal, të fortë, krenar, i ash.për, i dhvnshëm dhe njëri nga fëmijët e ash.për të Tokës. Shqiptarët e Veriut, tashmë e kemi parë deri më sot, ende ruajnë emrin Ghégue, gjegj (gegë) gheos sipas Homerit, të cilët jetonin përtej maleve Acroceraunian (Akroceranian), që do të thotë, në veri të Epirit.

Duke mbajtur emrin e gjigantëve, Ghégues (gegët) ende duket të kenë një mbetje të këtij shtati dhe kornize gjigante, që vërehen në masë të bashkatdhetarëve të tyre, të cilët janë në përgjithësi të vegjël, qenie të vogla, por të shkathëta dhe të shpejta sikur dreri.

Emri i maleve Acroceraunian (Ακροκεραύνια) është tipik në gjuhën shqipe, si rrjedhim, Acroceraunian, thonë gjuhëtarët grekë rrjedh nga αχροςdheχερχùνος – vetëtimë. Siarkos edhe kéravnos që rrjedhin nga shqipja dhe shpjegojnë jo vetëm ekspozimin e majave të larta nga sulmet e rrufesë, por edhe rezultatin e këtyre sulmeve. Kështu arkos lartë, rrjedh nga kry, dhe siç e dimë, quhet koka, pika më e lartë e individit, e malit.

Kéravnos rrjedh nga folja me kirue (me qirue) pastroj, rruaj, në kuptimin zhveshjes, zhvesh. Në të pakryerën e dëftores, kjo folje bën kirova. Prefiksi vokal a këtu është për e. Pra, e kemi frazën e-kry-kirova, që do të thotë: dhe kokaqërohej. Në qoftë se ia shtojmë mbaresën greke, ios apo os kockave, do të kemi Ekrykirovaios, prej nga vjen Akrokéravnios dhe e përkthejmë; mali të cilit rrufeja ia qëronte majat. Për të shprehur këtë gjendje të një maje të qëruar (zhveshur), shqiptari thotë Shôg (tullac), të cilit latinët i thonë calvus.

Nga vetvetja, Toka lindi ciklopët të cilët e kishin vetëm një sy në mes të ballit. Herodoti thotë se: në Evropën Veriore ka ar me bollëk. Si mund të nxirret, merret? Unë nuk mund të flas me siguri, por gjithmonë është thënë se njerëzit që kishin vetëm një sy, të cilët njiheshin me emrin Arimaspians, e nxirrnin (rrëmbenin) me thonj.

Ciklopët pra duhet të kenë qenë rrëmbyesit ose pronarët e arit ashtu sikur emri i tyre, gjithashtu, na e sugjeron. Arimaspe rrjedh, ose nga ari ar ose dhe me shpù, me sjellë aty, ose nga ari (ar); main, ata e konservojnë, ruajnë në shpìs- në shtëpi. Në rastin e parë, ata do të jenë ofruesit ose grumbulluesit e arit Ari-me-shpu, nga këtu Arimaspens, në rastin e dytë, ata janë pronarë ose rojtarë të arit: ari-main-shpîs nga këtu arimaspens.

Sa i përket syrit të vetëm dhe të madh, kjo na tregon se ciklopët, bijtë e Tokës, nuk ishin asgjë më shumë se minatorë. Duke pasur aftësinë për të përdorur të dyja duart, ata lidhnin padyshim mbi kokë flakadanë të pishaverrëshinore, të cilat i ndizeshin deri kur hynin në gërmime, aty ku e nxirrnin ose fusnin arin. Ata dilnin nga aty me flakadanë pishe të ndezur në ballë, mu për këtë, thuhej se ishin fëmijët e Tokës, me një sy të vetëm të madh në mes të ballit.

Saturni është, siç e kemi thënë, Koha, gllabëruesi i pangopur i fëmijëve të vet. Por Rhea, gruaja e tij, ia vjedh dhe i shpëton disa prej pangopësisë së tij, duke i dhënë çdo herë për të gëlltitur një gurtë mbështjellë. Kështu u shpëtuan Jupiteri, Neptuni, Plutoni dhe Junona. Kjo e fundit, më vonë u bë bashkëshortja e Jupiterit, vëllait të saj dhe mbretëresha e perëndive dhe njerëzve.